HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka fund eksodi te Kukësi, largohet edhe një tjetër lojtar titullar

Nuk ka fund eksodi te Kukësi, largohet edhe një tjetër lojtar titullar

Në një eksod të madh është klubi i Kukësit pasi në javët e fundit janë larguar më shumë se gjysma e skuadrës. Duke filluar që nga portieri Halimi, e deri te sulmuesi Barbosa, verilindorët kanë humbur futbollistët kryesorë të sezonit të shkuar.

Së fundmi, as Ebert Kardozo nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. “Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare në klubin verilindor, se me mbrojtësin brazilian është prishur marrëveshja, edhe pse kishte opsionin e rinovimit të kontratës. Palët janë ndarë pas një bisede që kanë pasur gjatë ditës së djeshme.

Pak ditë më parë, Kukësi njoftoi edhe largimin e Xhonson Opong ndërkohë që edhe Gjelbrim e Shqiprim Taipi kanë njoftuar largimin, teksa Basha, Ndreca, Dragoshi, Peposhi e Bytyçi janë të tjerë lojtarë pa kontrata.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments