Kastrioti arriti një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë në luftën për mbijetesë. Protagonisti i kësaj sfide, Edon Hasani, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një prononcim për “Super Sport”.

Dy gola përballë të kaluarës? – Më shumë i lumtur për tre pikët, . Akoma më shumë që i bëra unë golat. Sa herë luaj në këtë stadium, përballë kësaj fanelle kam shumë emocione.

Festimi në golin e dytë? – Në të parin nuk festova, por te i dyti nuk e mbajta dot përbrenda, S’kam asgjë me Vllazninë, thjesht emocione.

Çfarë ka ndryshuar te Kastrioti? – Ka ndryshuar çdo gjë qëkur ka ardhur trajneri. Gjërat i kemi të qarta. Edhe kur Vllaznia na shënoi ne duhej të qëndronim në ekuilibër.

Dëmtimi? – Pata një dëmtim të rëndë në Turqi, por këtu më kanë dhënë besim dhe unë po ja shpërblejë.

Te Vllaznia apo te Tirana? – Objektivi është të shpëtojmë Kastriotin. Atëherë do të mendojë për të ardhmen. Vllaznia është ekipi i zemrës dhe normalisht këtu. Këtu jam rritur.

Plori? – Më vjen keq për Plorin, sepse u mërzit pak dhe më tha si ta kapi.