I drejtpërdrejtë si gjithmonë, trajneri i Laçit, foli pas humbjes ndaj Partizanit, ku analizoi të gjitha problematikat që skuadra bardhezi shfaqi në sfidën ndaj “demave të kuq”, në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:

MIREL JOSA:

HUMBJA- Problemi është tek vetja jonë, duhet ta gjejmë tek vetja problemin. Mbas një ndeshje Kupe të përmirësuar, përmirësuam disa elementë. Fola në skuadër për luftën sportivë. Në pjesën e parë bëmë hap mbrapa. Partizani përveç golit të Bitrit, një markim jo i mirë brenda zonës.

Ne kishim linjat shumë larg njëra-tjetrës. Partizani shfrytëzoi hapësirat. Vonuam lojën tonë për të shkuar përpara. Pjesa e parë ishte shumë negative. Kishim një hapje të lojës të lojtarëve shumë të madhe. Humbëm ekuilibrat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u goditën më momentin më të mirë tonën, për një pakujdesi. Partizani kishte ngeshmërinë dhe menaxhoi situatë siç duhej.

FATI- Goli ishte në pozicion jashtë loje, nuk duhet ta diskutoj. Më vjen keq për rastin e Veliajt në pjesën e parë, i cili mund të shënonte. Me mënyrën si luajtëm në pjesën e parë, ne nuk meritonim pikë.

SITUATA TE LAÇI- Vendosja e golit të parë, mbas një korne, doli topi, aty duhet një ngjeshmëri dhe të kontrollohet kundërshtari. Janë raste shumë të veçanta, që përfundojnë gol, kur shërbimi nga krahët është i mirë. Te penalltia duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Më vjen keq që u mundëm nga një skuadër që ka luajtur 24 orë mbrapa ndesh. Ne kemi pasur gabime dhe i kemi analizuar.

Problemi është si të bëjmë më pak gabime. Ndeshjet e Kupës janë në natyrë të njëjtë me kampionatin. Në këtë periudhë nuk luhet më jashtë brënda. Ekipet luajnë jashtë fushës së tyre. Nuk ka më fushë brenda, fushë jashtë, problemi është si interpretohet loja.

Puna është si skuadra të ruajë ekuilibrat kur ka kontrollin e topit. Dy mbrojtësit tonë anësorë, lanë shumë hapësira, kur merrnin pjesë në sulm dhe kishin distanca të mëdhaja në fushë. Kjo distancë duhet mbyllur shumë shpejt.

Problemi është që ne nuk po ndryshojmë mënyrë loje, mua më intereson që skuadra të arrijë objektivat nëpërmjet një kompeticioni. Pak po ndryshojmë në mënyrë lojë”, u shpreh Mirel Josa.