Vllaznia pësoi humbjen e parë në kampionat për këtë sezon, teksa u mposht ditën e djeshme me rezultatin 4-2 nga Kukësi. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet e ndeshjes së zhvilluar në “Loro Boriçi”:
-Takimi nis me një minutë heshtje në nder të emblemës së futbollist botëror, Diego Armando Maradona, që u nda nga jeta më 25 nëntor.
-Tribuna VIP e plotë. Përveç stafeve të të dyja ekipeve, ka pasur edhe pak të pranishëm që kanë mundur të jenë pjesë e këtij takimi.
-Zv.trajneri i Vllaznisë, njëherësh trajneri i portierëve, Ideal Lekiqi, i vendosur në tribunën e gazetarëve nga kartoni i kuq, ka qenë aktiv gjatë gjithë takimit, duke kërkuar që t’i nxisë që aty lojtarët.
-Shumë replika pas golit të dytë të miqve. Madje, u desh ndërhyrja e policisë ndaj një prej të pranishmëve në tribunë që lëshoi një “lumë” ofendimesh ndaj gjyqtarit Meta.
-Vllaznia duke se e ka ndier mungesën e dyshes Isaevski-Da Silva. Kjo, nisur edhe nga lëvizjet e bëra nga Brdariç.
-Reagime të tjera ndaj një vendimi të Metës në minutën e 50-të, ku në hyrje të zonës kuksiane është penguar në mënyrë të parregullt Krymi.
-Ata pak të pranishëm e kanë me gjyqtarin Meta edhe në pjesën e dytë të takimit: “Meta a e kreve detyrën që kishe marrë përsipër?”
-Kukësi nuk ka fat në “Loro Boriçi” si ekip pritës, por ndaj Vllaznisë si udhëtues arrin të bëjë më të mirën, ku duket se ia ka ka marrë dorën.
– “Nga Shkodra nuk ka ikur akoma gjermani i fundit. Inshalla ky duhet të ishte i fundit”, u shpreh një nga tifozët kuqeblu për gjyqtarin Meta, i cili u kontestua shumë në stadium nga ato pak të pranishëm.