HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka kohë për festë te Vllaznia, Jonuz largohet drejt Maqedonisë së...

Nuk ka kohë për festë te Vllaznia, Jonuz largohet drejt Maqedonisë së Veriut

Vllaznia nuk ka kohë të festojë dhe pushojë. Direkt kanë nisur përgatitjet për javën e 28-të, e cila luhet pikërisht të dielën. Pas Vlorës, tashmë do të marrin rrugën në Laç.

Një përballje delikte, e cila duhet të përballohet me dy mungesa. Hygor Guimaraesh ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Behar Ramadani nuk është rikuperuar ende.

E megjithatë, shpresohet që të fitojnë formën optimale të paktën Efremov dhe Adili (të riatdhesuar pak ditë më parë nga Maqedonia e Veriut).

Seanca e djeshme nisi pa trajnerin Mirsad Jonuz, i cili është nisur me të përfunduar ndeshja me Flamurtarin drejt Maqedoninë së Veriut. E megjithatë, ai do të kthehet në Shkodër për të vijuar punën për takimin e radhës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments