Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KRYER/ E paralajmëroi 'Shkodra Sport' që para dy javësh, Vllaznia bën...

E KRYER/ E paralajmëroi ‘Shkodra Sport’ që para dy javësh, Vllaznia bën një afrim tjetër në merkato

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia vijon të jetë aktive në merkato dhe këtë herë ka “gjuajtur” në radhët e Skënderbeut, duke siguruar shërbimet e Randy Dwumfour. Në fakt, këtë afrim e kishte paralajmëruar “Shkodra Sport” që nga data 9-qershor në një artikull të saj.

Mesfushori difensiv nga Gana, i cili mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, ka arritur marrëveshjen me klubin shkodran dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Pas shtatë sezonesh me fanellën e Skënderbeut, aventura e 25-vjeçarit në Korçë konsiderohet e mbyllur.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtari ka mbërritur tashmë në Shkodër, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën, ndërsa prezantimi zyrtar është çështje orësh.

Dwumfour vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin difensiv, në një kohë kur Vllaznia po rindërton prapavijën pothuajse nga e para. Ai pritet të jetë pjesë e kuqebluve të paktën për një sezon, ndërsa drejtuesit kanë fokus të qartë forcimin e mbrojtjes për sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments