Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli pas triumfit 3-1 në “Elbasan Arena”, ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas, ndër të tjera, u shpreh se mendon se titulli do ndahet mes Partizanit dhe Teutës.

NDESHJA- E kam thënë para ndeshjes, që ne kishim nevojë për pikët. Pikët ishin të domosdoshme, qoftë 1 apo 3. Vllaznia na vuri në vështirësi pjesën e parë. Ne duhet të dilnim më përpara të ndërprisnim sulmet e Vllaznisë. Goli na liroi disi, duhet të ishim më të qetë që të dilnim me logjikë përpara.

PJESA E PARË ME FAT- Efikasistetin e kërkojmë nga lojtarët, kishim raste ku duhet ti zhvillonim sulmet më me logjik. Vllaznia e fitoi topin 2-3 herë në qendër të mesfushës. Kjo na bëri pak dëm. Pjesa e dytë Vllaznia na i vështirësoi me futjen e Avdiajt dhe Sisesë. Ne përsëri duhet të ishim shumë më të qetë. Jam shumë i kënaqur me shënimin e golit të tretë, ishte një gol që na qetësoi.

Unë nuk e kam menduar situatën që mund të krijohej. Nuk ka Kukësi skuadër që të shkojë në këto situata, futbolli është me fat, lojtarët kanë detyra individuale. Këto detyra do të na japin mundësinë për të vendosur shumë gjëra për të ardhmen.

EDICIONI I RI- Nuk flas për edicionin e ri. Duhet të flasim shumë gjëra më përpara, para se të evidentojë lojtarë. Duhet stabilitet, unë jam i kënaqur nga mënyra si lojtarët kërkojnë. Kërkojnë të përfaqësohen me klubin, është shumë shpejt për të folur për të ardhmen.

FAVORITET PËR TITULL? Kam bërë dhe gabim kur kam folur për skuadrat e tjera, kur nuk kisha marrë drejtimin e Kukësit. Fillimisht Vllazninë nuk e diskutoja si skuadër që do dalë kampione. Partizanin e shikoj si një skuadër me stabilitet. Them se Partizani dhe Teuta do t’i ndajnë gjërat bashkë”, u shpreh Josa.