Tirana është ndalur në barazim me Laçin në “Elbasan Arena”, me rezultatin që shënoi 1-1.
Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores nisi me emocione, me skuadrat që ishin kërkuese që në fillim, teksa për kurbinasit çdo gjë u bë më e vështirë pas daljes me karton të kuq të Paulo Silvës në minutën e 18’ të takimit.
Sfida u zhbllokua në minutën e 54’ me ish-kapitenin e Laçit, Regi Lushkjën, i cili shënoi falë një predhe duke kaluar në avantazh bardheblutë.
Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 78’ me Myrtën, i cili kishte vetëm disa sekonda që ishte në lojë.
Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e katërt, me 35 pikë, po aq sa dhe Dinamo, teksa Laçi ndodhet mes mbijetesës dhe “Final 4” me 30 pikë të grumbulluara në vendin e 7-të.
REZULTATI:
TIRANA 1-1 LAÇI
Lushkja 54′ / Myrta 78′