Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka më asnjë pengesë, FIFA i zhbllokon merkaton Vllaznisë

Nuk ka më asnjë pengesë, FIFA i zhbllokon merkaton Vllaznisë

Klubi i Vllaznisë më në fund do të ketë mundësinë që të bëjë ndërhyrje në merkaton e janarit, edhe pse kanë mbetur pak ditë deri në fundin e saj. FIFA ka zhbllokuar sot zyrtarisht merkaton për kuqeblutë, duke bërë të mundur që ata të kryejnë transferim.

Bllokimi kishte ardhur për shkak të detyrimeve të prapambetur atë klubit kuqeblu ndaj ish-lojtarëve, me katër çështje të tilla që u hapën njëra pas tjetrës dhe mbajtën peng kryesuesit e Superiores të cilët nuk bënë asnjë lëvizje gjatë janarit. Në fakt presidenti Xhaferi prej kohësh e kishte deklaruar se kjo çështje do të zgjidhej në kohën e duhur dhe ashtu ndodhi.

Tashmë nuk ka më asnjë pengesë sepse merkatoja është zhbllokuar pikërisht atëherë kur duhet sepse në ditët në vijim pritet edhe federimi i Kevin Dodajt tek Vllaznia.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kthimi i Dodajt do të jetë lëvizja e vetme që do të bëjnë ata, apo do të ketë edhe të tjera për të përforcuar kontingjentin në dispozicion të Edi Martinit për pjesën e mbetur të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments