Rezultatet pozitive për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë kanë vijuar edhe sot teksa ai ka marrë fitoren e rradhës, këtë herë ndaj një rivali direkt siç ishte Teuta.

Ndeshja është luajtur në Durrës dhe është shoqëruar me një rivalitet të madh por në fund kanë fituar vajzat shkodrane me rezultatin e ngushtë 3-2.

Takimi ka filluar mirë për vajzat e drejtuara nga trajneri Kroqi. Ato kanë fituar setin e parë me shifrat 28-26, por më pas, janë durrsaket që fitojnë 25-20 setin e dytë duke barazuar gjithçka.

Fitorja e këtij seti i dha zemër Teutës e cila fitoi setin e tretë 27-25. U krijua përshtypja se Vllaznisë po i ikte ndeshja nga duart por nuk ndodhi kështu.

Ajo përmirëson shumë lojën e saj në setin e katërt të cilin e fiton 25-19 dhe kësisoj takimi shkon në set final. Gjatë tij, nuk ka aspak histori sepse Vllaznia e fiton lehtësisht, 15-7 dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Një fitore me shumë vlerë sepse Teuta është në vendin e gjashtë dhe tentonte të pestin në të cilin ndodhet Vllaznia, por kjo e fundit me fitoren e sotme mbyll përfundimisht llogaritë me këtë vend.

Suksesi i arritur në Durrës ka patur me shumë rëndësi edhe për dy arsye të tjera. E para, sepse në këtë ndeshje ka munguar për arsye dëmtimi kapitenia Petëza, megjithatë vajzat e tjera ia dolën me sukses.

Nga ana tjetër, Vllaznia ka shumë vite që nuk fitonte në Durrës dhe e arriti sonte. Për më tepër që kjo ishte fitorja e katërt rradhazi në kampionat tani, çka tregon se ekipi po kalon momente të shkëlqyera dhe tashmë po bëhet gati për play off-in ku padyshim që ka objektivat e veta.
© shkodrasport.com