Vllaznia do presë nesër në orën 16:45 skuadrën e Dinamos në kuadër të javës së 23-të të kampionatit. Një takim që pritet të dhurojë rivalitet dhe një ndeshje interesante kjo duke parë edhe takimin e fazës së parë. Vllaznia patjetër që kërkon të ngjitet në tre vendet e para të renditjes.

E po ashtu edhe Dinamo që kërkon të shkëputet nga fundi i tabelës, ku prej kohësh po lufton për mbijetesën. Por nëse ka një takim që ka prodhuar spektakël dhe gola të panumërt këtë sezon ka qenë ai mes Vllaznisë dhe Dinamos në fazën e parë. Ndeshja e luajtur me 18.10.2021 prodhoi një rezultat spetakolar.

Gjithçka do përfundonte në shifrat 6-3 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e fazës së parë. Ku fillimisht Dinamo do kalonte në avantazh me anë të Ibraimit, por që rezultati do përmbysej nga një Vllazni e papërmbajtshme.

Ky është edhe takimi që këtë sezon ka vendosur rekord në kampionat me realizimin e më shumë golave brenda 90 minutave.

Një rekord që vështirë se mund të kalohet në këtë edicion, ku 9 gola në një takim është me të vërtetë diçka e rrallë. Tifozët duan që një rezultat i tillë spektalar dhe një futboll i një niveli të mirë të jetë nesër sërish në shkallët e “Loro Boriçit”.

Endri ÇINARI