Kampionatet e kategorise se pare dhe ai i Superliges jane ndalur kete jave per shkak te ndeshjeve te ekipeve tona kombetare, por nderkohe sot dhe neser do te luhen ndeshjet e javes per kampionatin e kategorise se dyte.

Ne Shkoder do te luhet nje takim shume i rendesishem per grupin A, ai ne mes “Vllaznia B” dhe Luzi 2008. Ky i fundit vjen me pretendimet e nje ekipi pretendent, megjithate shkodranet jane te vendosur per ta kaluar me sukses kete perballje.

Trajneri Ervis Kraja eshte i bindur se skuadra qe ai drejton, do ta fitoje kete ndeshje te rendesishme dhe “zbulon” se ne fushe do te jene edhe disa futbolliste te ekipit te pare te Vllaznise.

“Ne kemi pretendimet tona deri në mbylljen e këtij sezoni dhe çdo ndeshje e kemi vlerësuar maksimalisht. Edhe ndeshjen e ditës së diel me Luzin kështu e kemi vlerësuar. Madje do t’u thoja se do të kemi përforcime edhe nga Vllaznia A, që e ka pushim këtë javë.

Synimi ynë është vetëm fitorja në këtë ndeshje, pas së cilës Vllaznia B do të hyjë realisht në grupin e skuadrave pretendente për kreun”, u shpreh per “sportekspres.com”. trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja.