Zhoao Feliks nuk do të qëndrojë te Çelsi, pasi trajneri i ri Maurisio Poçetino ka bërë me dije se nuk dëshiron të mbajë në skuadër sulmuesin portugez, kartoni i të cilit zotërohet nga Atletiko Madrid.

Ai luajti në huazim në Londër, ku në 16 ndeshje shënoi 4 gola.

“Dje patëm lajmin se trajneri i ri i Çelsit nuk dëshiron të rikonfirmojë Zhoao Feliks”,tha presidenti i Atletiko Madridit, Enrike Serezo në një event në kryeqytetin spanjoll.

Kështu, portugezi do të kthehet nw Spanjw me shpresën se do të ketë më shumë hapësira.