Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENuk ka më vend në klub, drejtuesi i Interit në prag largimi

Nuk ka më vend në klub, drejtuesi i Interit në prag largimi

Gabriele Oriali dhe Interi duket se po ndajnë rrugët. Brenda javës do të organizohet një takim mes menaxherit teknik dhe drejtorit Xhuzepe Marota për të diskutuar mbi të ardhmen e menaxherit 68-vjeçar.

Oriali iu bashkua zikaltërve në verën e vitit 2019 për të qenë krahu i djathtë i Antonio Kontes, duke qenë shpeshherë ura lidhëse midis trajnerit dhe shoqërisë.

Me ardhjen e Simone Inzagit, që po mendon të ndryshojë shumë nga mënyra si punohet në fushë, gjërat kanë ndryshuar dhe ngelet për të parë nëse do të gjendet gjuha e përbashkët me menaxherin.

Oriali, që ka qenë i angazhuar gjatë kësaj vere me kombëtaren italiane, pritet t’i thotë lamtumirë Interit, të cilët nga ana e tyre në rast largimi nuk do të kërkojnë një zëvendësues (qarkullon emri i Rikardo Ferrit).

Marota dhe drejtori sportiv Auzilio do të zgjerojnë përgjegjësitë e tyre dhe do të përfshihen me shumë në punën e ekipit brenda qendrës stërvitore, në krahasim me të kaluarën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments