Ekipi i Kamzës ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato vere dhe këtë e ka treguar në afrimet e njëpasnjëshme që ka arritur.

Në organikën e teknikut Bledar Devolli është shtuar sot një tjetër futbollist shumë cilësor, Nurudeen Orelesi.

Sipas vetë klubit, ai ka nënshkruar një kontratë 1- vjeçare me ekipin e Kamzës duke u kthyer menjëherë në një nga elementët kyç të skuadrës për sezonin në vazhdim duke llogaritur se mund të luajë si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje.

Orelesi e njeh mjaft mirë Superioren pasi ka luajtur në disa ekipe shqiptare si Dinamo, Skënderbeu dhe Vllaznia.

29-vjeçari pritet të bashkohet sa më shpejt me pjesën tjetër të ekipit dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin./vipsport/