Gjeografia e futbollistëve shkodranë që luajnë nëpër botë hapet edhe më shumë. Ditët e fundit, dy prej tyre kanë firmosur në Gjermani.

Nuk bëhet fjalë për ekipe të nivelit të lartë por për një skuadër të kategorisë së katërt, Munchen Kosova. Futbollistët në fjalë janë portieri Ervin Hallunaj dhe mbrojtësi Alis Boci.

Ky i fundit sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Kastriotit të Krujës ndërsa portieri ka luajtur për Flamurtarin e Prishtinës. Tashmë ata janë bashkuar në Gjermani pas ofertës së bërë nga presidenti i klubit në fjalë, Ilir Sinani duke firmosur kontrata njëvjeçare me këtë klub.

Hallunaj në një prononcim për “Shkodra Sport” shprehet: “Jemi të kënaqur me faktin që kemi nënshkruar me këtë ekip sepse kushtet që na janë plotësuar, kanë qenë të kënaqshme.

Do te mundohemi të tregojmë vlerat tona dhe ta ndihmojmë skuadrën të arrijë objektivat që ka”. Ndërkohë Boci shton: “Ekipi ka një përbërje mikse teksa përveç lojtarëve me origjinë shqiptare ka edhe polak, rumun, bullgar dhe gjerman.

Presidenti Sinani e ka marrë shumë seriozisht sivvjet dhe na ka vënë objektivin ngjitjen një kategori më lart. Besoj se do ia dalim sepse kushtet që na janë krijuar, janë shumë të mira”.
© shkodrasport.com