Me Kombetaren U17 te Shqiperise ne grumbullimin e fundit eshte bashkuar edhe nje futbollist shkodran i ardhur nga Amerika. Ai eshte Klevis Haxhari.

Ka lindur me 5 janar 2005 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes por prinderit e tij jane nga Shkodra e si rrjedhoje eshte i lidhur ngushte me kete qytet dhe me Shqiperine dhe jo me kot, menjehere pas fteses qe i erdhi nga kombetarja kuqezi, i ka thene “po” dhe eshte bashkuar me te.

Ndonese vetem 16 vjeç ai spikat me talentin e tij dhe me siguri qe shume shpejt emri i tij do te degjohet edhe me lart. Haxhari luan ne rolin e qendembrojtesit dhe eshte i gjate 1.90 metra.

Karrieren e tij e ka nisur me ekipin Alba FC qe ne moshen 7 vjeçare dhe me te ka luajtur per kater vjet me rradhe. Me pas ka kaluar tek “White Plains Youth Soccer Academy” me te cilin luajti nje vit, para se te kalonte tek “New York Soccer Club”, pjese e te cilit eshte prej 4 vitesh.

Tek Klevis dashuria per fanellen kuqezi eshte ushqyer nga i ati, Altini dhe me siguri qe do te jete pjese e ekipeve tona kombetare edhe ne vijim. Per momentin eshte ne dispozicion te trajnerit Bulku me kombetaren U17 dhe ai nuk heziton te vije nga Amerika e larget sa here qe do ta therrasin ne apel.
Gjergj KOLA