Arsenali është në bisedime për të siguruar shërbimet e Mejzon Mauntit. E ardhmja e mesfushorit blu ka qenë e pasigurt që kur ai dhe klubi i fëmijërisë, Çelsi, arritën në një bllokim të bisedimeve për rinovimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2024.
Interes për 24-vjeçarin kanë shfaqur më parë Liverpuli dhe Njukasëlli, por tani ai ka pas tij edhe kryesuesit e Premier Ligës.
Sipas “Goal”, Maunt shikohet si një alternativë e mundshme në rast se “topçinjtë” nuk do të arrijnë te zgjedhja e tyre e parë, Deklan Rajs, i cili është rastësisht edhe një prej miqve të ngushtë të Mauntit.
Arsenali besohet se ka nisur bisedimet me 24-vjeçarin për disponueshmërinë e tij. Çelsi ka nevojë të largojë disa lojtarë pas merkatos së çmendur që Tod Bohli bëri në sezonin e tij të parë në krye të klubit. Çelsi shpenzoi mbi 600 milionë paund në dy merkatot e sezonit 2022-‘23.