HomeKRYESORENuk ka pushim për Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi pritet titullar ndaj Juventusit

Nuk ka pushim për Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi pritet titullar ndaj Juventusit

Edhe pse vetë Berat Gjimshiti pas fitores me Veronën pranoi vështirësitë që i kushtëzon kalendari i ngjeshur mes Serisë A, Ligës së Europës dhe ndeshjeve të kombëtareve pa pushim, mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të pushojë as me Juventusin.

Nëse trajneri Gesperini po mendon të bëjë rrotacion, ai nuk prek mbrojtjen dhe futbollistin e përfaqësueses kuqezi, i cili është tashmë prej 2-3 vitesh shtylla e prapavijës bergamaske.

Madje, shpesh herë Berat Gjimshiti i ka ofruar kundër Juves paraqitjet e tij emblematike, siç ishte edhe njëra në kupë e vitit 2018, ku fshiu nga loja Ronaldon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments