Ne keto 4-5 muajt e fundit ka qene nje nga pikat me te forta te Vllaznise. Jo me kot drejtuesit e klubit e binden te rinovonte edhe per nje sezon tjeter sepse kishin besim ne aftesite e tij.

Por mbreme, Bojan Zogoviç gaboi, pikerisht atehere kur nuk duhej dhe ndikoi ne mosfitimin e nje tjeter trofeu nga ekipi i tij.

Portieri malazez e ka vuajtur jo pak ate gabim ne momentin e gjuajtjes se Aleksit. Mbase e ka nenvleresuar, mbase edhe fati nuk ka qene me te, por kur topi ka perfunduar ne rrjete, eshte pare tejet i merzitur.

E ka vuajtur jo pak kete gje, por futbolli prandaj eshte i bukur dhe Bojan padiskutim qe do ta harroje kete moment dhe do te punoje fort qe ne ndeshjet e ardhshme te mos ndodhin me te tilla gabime.

Porta e Vllaznise duket e sigurte me te dhe me Qarrin, pavaresisht edhe gabimeve qe mund te behen sepse ne fund te fundit, futbolli luhet edhe me gabime./SHKODRA-SPORT.COM/