Lojtari i Interit dhe i kombetares shqiptare Kristian Asllani konsiderohet nje nga lojtaret e rinj me te talentuar te Europes. Ka qene “La Gazetta dello Sport” e cila ne suplimentin e te shtundes se kaluar “SPORTWEEK” ka bere perzgjedhjen e 80 futbollisteve U20 me te mire ne gjithe globin toksor

Dhe ne kete renditje, futbollisti i Kombetares shqiptare qe luan ne Itali me Interin e Milanos ne rolin e mesfushorit, eshte renditur i 57-ti duke qene kesisoj pjese e me te mireve te kesaj moshe ne Bote.

Ne kete grup te perzgjedhur bejne pjese futbolliste 20 vjecar nga Brazili, Argjentina, Gjermania, Spanja, Italia, kontinenti afrikan e aziatik. Ne vendin e pare eshte renditur futbollisti anglez Jude Bellingham qe luan ne kampionatin gjerman me Borussia Dortmund ne rolin e mesfushorit.

Renditjen e mbyll italiani 20 vjecar Giorgio Scalvini qe aktivizohet me Atalanten ne rolin e mbrojtesit. Nje vleresim i tille per Asllanin eshte shume inkurajoz per te pretenduar ne nje perfaqesim dinjitoz si me kombetaren shqiptare ashtu dhe me Internazionale e Milanos e cila pretendon per te fituar titullin kampion ne Seria A.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 14.11.2022