Beselidhja e basketbollit te meshkujve nuk eshte me surprize. Mbremjen e djeshme ajo ka mundur nje nga rivalet e saj, pikerisht ekipin e Tiranes brenda ne sallen sportive “Fahrije Hoti” dhe me kete fitore ajo kryeson tashme renditjen e kampionatit pas javes se gjashte te tij.

Ndeshja eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh dhe ndonese shumekush mendoi qe do te ishin basketbollistet bardheblu qe do te fitonin, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Djemte e drejtuar tashme nga trajneri Afrim Bilali treguan vlera dhe si rrjedhoje kane rivalizuar fort qe nga fillimi e deri ne fund duke fituar pastaj me rezultatin 93-92. Nje fitore kjo qe ka gezuar pa mase te gjithe pjestaret e Beselidhjes duke filluar nga sportistet, trajneret, drejtuesit por edhe tifozet.

Per t’iu veçuar ne kete ndeshje ka qene basketbollisti Jordan Robinson i Beselidhjes i cili shenoi plot 46 pike duke u shpallur edhe si lojtari me i mire i saj, nderkohe qe ka patur edhe 10 rebounds dhe 3 assists.

Pas javes se 6-te te kampionatit, Beselidhja ka 10 pike pas 4 fitoreve dhe 2 humbje, po aq sa edhe Tirana, Teuta dhe Apolonia, por me pikaverazh me te mire, lezhjanet kryesojne renditjen duke hedhur kesisoj kandidaturen per te qene nder ekipet pretendente per fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/