Futbollisti shkodran Kevin Zefi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme që Inter U18 luajti kundër Spal U18. Ai ka bere gjithçka mire duke i bere per vete te gjithe me lojen, klasin dhe golat e shenuar ne kete takim.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 për zikaltrit dhe të katër golat u shënuan pikërisht nga 17-vjeçari shqiptar. Zefi është treguar i jashtëzakonshëm me pokerin e golave, duke dëshmuar më së miri vlerat e tij.

Sulmuesi aktualisht luan për moshat e Kombëtares së Irlandës, ku gjendet edhe dy shqiptare te tjere, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata. Ai ka disa vite qe ka spikatur me klasin e tij dhe jo me kot, Interi ka blere kartonin e tij tek Shamrock Rovers.

Zefi shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen dhe te Shqipëria do të donin të vishej kuqezi. Megjithatë zgjedhja në fund i takon Kevinit i cili per momentin ndihet mire tek Irlanda, nderkohe qe i gjithe fokusi i tij aktualisht eshte perqendruar tek paraqitjet sa me te mira edhe me fanellen e Interit.