Kerkesa e 14 shoqatave sportive qe funksionojne ne Shkoder per nje degjese publike me drejtuesit e Bashkise ne lidhje me projekt- buxhetin e vitit 2023, per fondet qe parashikohen te vihen ne dispozicion te tyre per periudhen 2023-2025 si dhe per investimet ne infrastrukturen sportive per vitin qe vjen, ka marre pergjigje pozitive.

Diten e sotme, mesohet se nga institucioni i pushtetit lokal dhe pikerisht nga Keshilli Bashkia Shkoder, ka ardhur nje pergjigje pozitive ne lidhje me kete kerkese dhe si rrjedhoje eshte lene qe degjesa publike te zhvillohet diten e premte me date 18 nentor ne ora 12.00 ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak.

Kujtojme se kerkesa e 14 shoqatave sportive vjen ne nje moment kur po i drejtohemi fundit te vitit dhe Bashkia Shkoder ka nisur konsultimet me aktoret perfitues te çdo fushe, por nderkohe nga praktika e meparshme, ndarja e fondeve eshte bere pa qene te pranishem njerezit e duhur.

Pikerisht per kete arsye, por edhe per faktin se ne qershor te vitit te ardhshem pikerisht me date 30, do te mbyllet projekti i perfituar nga programi ReLoad nderkohe qe pritet të hapet përsëri thirrja për projekte për mundësimin e vazhdimësisë së mbështjetjes financiare të Bashkisë Shkodër ndaj ekipeve shumësportëshe përfaqësuese të emblemës së VLLAZNISË.

Bashkepunimi i deritanishem i Bashkise Shkoder me te gjitha shoqatat perfituese te ketij projekti, ka qene shume i mire por keto te fundit duan qe per periudhen e ardhshme te ulen dhe te diskutojne sebashku me institucionin e pushtetit lokal.

Per kete arsye, 14 shoqatat te perfaqesuara nga Florian Zekja, Aleksander Leqejza, Bledar Gjeçaj, Albert Marashi, Zef Gjoni, Leonat Kola, Artur Lagja, Nazmi Elezi, Lazer Matija, Kol Shiroka, Leonard Luli, Aurora Shkoza, Tonin Binoshi dhe Altin Loshi, kerkuan organizimin e nje degjese me to, per te ardhmen e sportit ne Shkoder. Tashme duhet pritur se çfare do te prodhoje takimi i se premtes qe ne fakt konsiderohet shume i rendesishem per te ardhmen e sportit shkodran.