Tjeter sukses per Vllaznine e taekondose e cila diten e djeshme eshte shpallur kampione e Shqiperise ne Kampionatin Kombëtar për kategorinë e fëmijëve të moshave 6-11 vjeç, garat e te cilit u zhvilluan ne Lezhe.

Ekipi shkodran mori pjesë me 55 sportistë, duke qënë edhe ekipi më i mirë i krejt aktivitetit, si ekip dhe si individë. Në klasifikimin ekipor, Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë e ndjekur nga “Studenti Akademi” i Tiranës në vendin e dytë dhe “Besëlidhja” e Lezhës në vendin e tretë.

Ndërkohë, në klasifikimin individual, nga gjiri i Vllaznisë u fituan 40 medalje në total. Ndër to, janë dhjetë tituj kampion(medalje të arta), 11-të vende të dyta(medalje të argjendta) dhe 19-të të treta (medalje të bronxta).

Kampionët kombëtar nga ekipi i Vllaznisë janë: Edrin Murrizi pesha 21 kg, Albion Murrizi pesha 27 kg, Elois Spatari pesha 27 kg, Raian Martinaj pesha 29 kg, Omer Puka pesha 29 kg, Amad Beqiri pesha 31 kg, Elia Golemi pesha 31 kg, Ajan Zadeja pesha 33 kg, Geald Mema pesha 36 kg dhe Reina Spatari pesha 44 kg. Krahas diplomave dhe medaljeve të fituara nga ekipet dhe individët kampionë, gjyqtaria kryesore shpalli si sportistët më të mirë teknik, Xhuliano Brahushi dhe Esler Filoqi.


Njihuni me rezultatet e arritura në K. Kombëtar të moshave 6-11 vjeç:

Fëmijë A

Martin Lulaj -29 kg vend i 3-të

Brion Lekaj -29 kg vend i 4-të

Arel Hysaj -29 kg vend i 3-të

Enriko Aramalli -29 kg vend i 2-të

Maira Kraja -29 kg vend i 2-të

Xhozef Delija -31 kg vend i 3-të

Sion Marashi -40 kg vend i 3-të

Bertan Celiku -40 kg vend i vend i 3-të

Noel Camaj -40 kg vend i 4-të

Arisla Borici -40 kg vend i 3-të

Drini Shehu -44 kg vend i 4-të

Franko Suka -44 kg vend i -3 të

Amla Demushi -44 kg vend i 2-të

Reina Spatari -44 kg kampione

Ronaldo Marku -48 kg vend i 4-të

Daniel Zefi -48 kg vend i 4-të

Egli Hyseni +48 kg vend i 4-të

Enes Rako +48 kg vend i 4-të


Fëmijë B

Klevis Mecaj -25 kg vend i 3-të

Albion Murrizi -27 kg kampion

Alim Maho -27 kg vend i 2-të

Relind Erkacej -29 kg vend i 4-të

Rezart Malaj -29 kg vend i 3-të

Omer Puka -29 kg vend kampion

Xhesina Lekaj -29 kg vend i 3-të

Enea Velaj -31 kg vend i 3-të

Ardis Durro -31 kg vend i 2-të

Skerdilajd Egerci -31 kg vend i 4-të

Blerand Demaj -31 kg vend i 4-të

Erglisa Lika -31 kg vend i 3-të

Ennes Malaj -33 kg vend i 3-të

Roel Reci -36 kg vend i 3-të

Eron Hasandocaj -36 kg vend i 3-të

Oneis Vucaj -36 kg vend i 4-të

Erlis Kruja -36 kg vend i 4-të

Julid Shimaj -36 kg vend i 4-të

Rean Beci -40 kg vend i 4-të

Rohan Hasani +40 kg vend i 2-të

Hea Rexhepi +40 kg vend i 3-të

Fëmijë C

Edrin Murrizi -21 kg kampion

Daris Kraja -23 kg vend i 2-të

Noel Dibra -23 kg vend i 3-të

Ednor Terbuni -25 kg vend i 3-të

Asena Gradeli -27 kg vend i 2-të

Elois Spatari -27 kg kampione

Raian Martinaj -29 kg kampion

Broan Haxhkaj -29 kg vend i 2-të

Amad Beqiri -31 kg kampion

Elia Golemi -31 kg kampione

Edrin Durraj -33 kg vend i 2-të

Ajan Zadeja -33 kg kampion

Geald Mema -36 kg kampion

Amer Vrina +40 kg vend i 2-të

Mateo Gjonaj +40 kg vend i 3-të