Vllaznia ne jo pak raste eshte bere objekt i diskutimeve ne studio te ndryshme sportive dhe keshtu ka ndodhur edhe mbremjen e djeshme ne emisionin “Ora Sport” ku per disa minuta me rradhe te ftuarit ne studio kane diskutuar per klasiken e futbollit shqiptar Tirana- Vllaznia e cila u mbyll ne barazim 0-0.

Ndonese ky rezultat ne pamje te pare favorizon Vllaznine ngaqe luante ne transferte, ne studio ka patur jo pak kritika per lojen e skuadres shkodrane si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm.

Por nje gje e tille nuk i ka pelqyer nje tjeter te ftuare ne studio, pikerisht volejbollistes shkodrane qe luan per Barleti Volej, Xhesika Kaçi. Ajo ndryshe nga ndonje sportiste tjeter shkodrane qe po ne kete emision “e kishte bere dalje” Vllaznine duke u bere tifoze me Tiranen, ka ngritur zerin per kritikat e shumta ne studio per skuadren e saj te zemres.

“Mbeten duke i share shkodranet, ketej mbrojtje, ketej sulmi, nuk duhet keshtu”- eshte shprehur Kaçi. Sigurisht qe kjo gje nuk i ka pelqyer moderatorit i cili e ka mohuar nje gje te tille, por nderkohe e ka ngacmuar volejbollisten se ke preferonte nga futbollistet e Vllaznise.

Dhe pergjigja e Xhesikes ka qene: “Nuk eshte se kam ndonje preference te veçante, por Gurishta eshte duke na perfaqesuar shume mire edhe ne kombetare. Ai e di shume mire qe e gjithe Shkodra e perkrah keshtu qe duhet te ece perpara sepse eshte shume mire”./SHKODRA-SPORT.COM/