Eni Imami pritet të mos jetë titullar në ndeshjen e Vllaznisë kundër Partizanit që do të luhet këtë fundjavë në kuadër të javës së 26-të. Qendërmbrojtësi kryeqytetas ka lënë dje në mes seancën stërvitore pas shqetësimit të ndjerë në këmbë.

I projektuar si titullar kundër të kuqve, mëngjërashi i qendrës me gjasë nuk do t’ia dalë të jetë në këtë supersfidë kundër Partizanit. Kësisoj trajneri Thomas Brdariç po mendon për zëvendësuesin e tij.

Dhe ashtu si në takimet e kaluara, me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nisë Dajan Shehi. Veç Imamit tjetër mungesë e rëndësishme është edhe Erdenis Gurishta për shkak të pezullimit prej plotësimit të 4 kartonëve të verdhë.

Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Partizani është programuar të luhet të shtunën në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./newsport/