HomeFUTBOLLNuk ka shpërblim për Jorgjin, FIFA na heq një gjyqtar ndërkombëtar

Nuk ka shpërblim për Jorgjin, FIFA na heq një gjyqtar ndërkombëtar

Enea Jorgji do të vazhdojë të mbetet një gjyqtar ndërkombëtar i Kategorisë së Dytë të paktën deri në fundin e sezonit 2019-2020.

Ky ka qenë vendimi që ka dalë nga zyrat e UEFA-s me ndryshmet e fundit dhe përditësimet që u janë bërë listave të gjyqtarëve në mbyllje të këtij viti.

Gjyqtari ndërkombëtar priste një rritje për të kaluar në Kategorinë e Parë por kështu nuk ka ndodhur dhe kësisoj ai do të vazhdoj të jetë në këtë kategori.

Tashmë Jorgjit i mbetet të shpresojë që në pjesën e dytë të edicionit, t’i besohen ndeshje në arenën ndërkombëtare ku mund të tregojë se bilbili elbasanas meriton “rritje në detyrë” të paktën për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, ka qenë FIFA ajo që ka bërë një ndryshim duke larguar përfundimisht nga listat e saj një gjyqtar shqiptar. VIP Sport ka mësuar se në vitin 2020, Shqipëria nuk do të ketë përfaqësues ndërkombëtar në futbollin e sallës, pasi Kreshnik Hakrama, i cili mbante stemën e FIFA-s që nga viti 2005, nuk do të ushtrojë më këtë detyrë në arenën ndërkombëtare dhe nuk është përzgjedhur asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments