Nuk kanë fund largimet te Egnatia. Ditën e sotme ka mbyllur bashkëpunimin edhe Glejdis Ndraxhi. Pas Valport, Gadi dhe Duric, mesfushori 23-vjeçar është “firoja” e radhës te skuadra rrogozhinase.
Ndraxhi u afruar te Egnatia gjatë merkatos së verës dhe deri më tani ishte aktivizuar vetëm 203 minuta në kampionat dhe Kupë.
Mesfushori dhe klubi kanë gjetur akordin për shkëputjen e kontratës dhe Ndaxhi ka dalë një lojtar i lirë. Në ditët në vijim pritet të zbulohet cila do të jetë skuadra e tij e re pasi merkato e janarit nuk është hapur ende.
Duket qarte se me ndryshimin e stafit tek Egnatia, do te kete shume levije ne merkaton e janarit dhe tashme ne skuader do te ndihet dora e trajnerit te ri Zekerija Ramadani.