Pavarësisht se Vllaznia do të ketë një ndeshje në mesjavë për Kupë ndaj Korabit, kuqeblutë po punojnë për dy fronte njëherazi:

Për sfidën ndaj Korabit, si dhe për ndeshjen e fundjavës ndaj Kastriotit. Një përballje e vështirë, por edhe decizive për vazhdimësinë në Superiore.

Për teknikun Brdariç, ky takim do të vështirësohet edhe më shumë pasi ai nuk do të ketë të gatshëm dy qendrat e mesit të fushës, duke qenë se do të mungojë dyshja Ardit Krymi e Fjoard Jonuzi, dy nga lojtarët që luajnë para mbrojtjes.

Ato kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe do të jenë të skualifikuar. Nga ana tjetër, tekniku pret që të ketë në 100% të formës dyshen Marku e Isaevski, të cilët pritet të rikthehen në formë pas një mungese jo të vogël.