Liverpuli duket se do të bëjë një ekip me baza të forta dhe rinore. Italiani Lorenco Insinje është pjesë e projektit dhe kështu anglezët janë të gatshmë të japin 70 milionë euro për lojtarin e Napolit.

Sipas “Repubblica”, Klop ka folur me agjentin e italianit, Mino Raiola, i cili e ka bindur babain e fantazistit për një tranferim në Angli. Problemi në të gjithë këtë situatë është fakti se president i Napolit, Aurelio De Laurentis, këkron më shumë për “xhevahirin” e skuadrës.

Napoli’s Polish midfielder Piotr Zielinski (C) celebrates with teammates Napoli’s Brazilian midfielder Allan (2ndL), Napoli’s Portuguese defender Mario Rui (C-R) and Napoli’s Italian forward Lorenzo Insigne (R) after scoring during the Italian Serie A football match Napoli vs AC Milan on August 25, 2018 at the San Paolo Stadium in Naples. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)

Insinje është 27-vjeç dhe është pjesë e Napolit që në vitin 2012, pasi u transferua nga Peskara për 8 milionë euro. Deri në këtë pikë të sezonit në 27 ndeshje që ai ka luajtur, ka gjetur rrjetën 11 herë.