Dy kampionë të mëdhenj sëbashku në një foto. Artur Gavoçi dhe Jetmir Kuçi kanë fituar 23 tituj kampionë me ngjyrat e Vllaznisë. Kanë kontribuar për të që të jetë e padiskutueshme prej vitesh në ringun shqiptar dhe për këtë arsye, meritojnë një vlerësim të veçantë.

Artur Gavoçi është shpallur kampion për herë të parë në vitin 1992 në peshën 48 kg dhe ka vazhduar në vitet 1994, 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004 dhe më 2005, gjithnjë në peshën 51 kg.

Ndërkohë në kampionatin e viti 2006 ai është shpallur kampion në peshën 54 kg. Një shkëputje e vogël në vitin 2007, për t’u rikthyer sërish si kampion në vitin 2008 dhe përsëri në peshën 51 kg. Pra, ka fituar në total plot 15 tituj kampion si askush tjetër në boksin shqiptar, duke qenë ai rekordmeni

Jetmir Kuçi ndërkohë është shpallur 8 herë kampion i vendit, ndonëse ka disa vite shkëputje ngaqë largohet jashtë vendit dhe po ashtu e mbyll herët karrierën si boksier amator, për të nisur një tjetër të suksesshme si profesionist.

Jetmir KuçI titullin e parë kampion me Vllazninë e ka fituar në vitin 1995 në peshën 67 kg dhe po në këtë peshë do të shpallej kampione edhe në vitin 1996, 1998 e 1999. Pas disa vite shkëputje e largimit drejt Anglisë kthehet sërish në Shqipëri ku vazhdon të konkurrojë dhe të jetë i suksesshëm për Vllazninë. Shpallet kampion edhe në vitin 2005, këtë herë në peshën 69 kg e po ashtu edhe në vitin 2006 ndërkohë që në vitin 2007 dhe 2008 është kampion në peshën 75 kg.

Janë dy emra që i bëjnë nder Shkodrës, klubit Vllaznia por edhe Federatës Shqiptare të Boksit sepse janë personalitete të këtij sporti. Vetë fotoja e tregon djersën që këto dy ikona të këtij sporti kanë derdhur çdo ditë në stërvitje, për të mbërritur këto sukseset e mësipërme.
Gjergj KOLA