Fitorja ndaj Vllaznise diten e shtune mund t’u jete dukur çudi shkodraneve por kurrsesi shijakasve. Tifozet e kesaj skuadre por edhe pjestare te saj, jane te bindur se fitorja nuk ka ardhur rastesisht dhe i ketij mendimi eshte edhe trajneri i Erzenit Gentian Stojku.

Ne nje prononcim per “sportekspres.com” ai eshte shprehur optimist per ecurine e skuadres se tij dhe madje nuk e ka quajtur te rastesishme.
“Fitoren me Vllazninë e prisja, sepse skuadra është e konsoliduar dhe e aftë për të tilla rezultate. Përforcimet që kemi bërë në merkaton e janarit e kanë ritur më shumë besimin në skuadër që të synojmë kreun në Grupin A.

Tashmë ky nuk mund të quhet një mision i pamundur për ne, jo vetëm se mundëm rivalen direkte për këtë vend që të ngjit direkt në Kategorinë Superiore”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij tekniku i Erzenit”.

Ndërsa për 13 ndeshjet e mbetura, 3 në fazën e dytë dhe 10 në fazën e tretë, Stojku deklaron se Erzeni nuk do të lëshojë në asnjerën prej tyre. “Lufta sportive do të jetë e fortë dhe gara kështu mbetet më e hapur për të gjitha vendet në renditje.

Ne nuk do të lëshojmë në asnjerën prej tyre, do të shikoni Erzenin më të mirë të këtij sezoni, pretendent serioz për kreun e Grupit A”. Skuadra shijakase renditet në vendin e 2-të në Grupin A me 31 pikë, 4 pikë më pak nga Vllaznia e vendit të 1-rë dhe sfida e radhës në Koplik do të jetë një tjetër provë për kreun e grupit.