Mungoi javen e kaluar per shkak te pezullimit nga ana e stafit teknik, nderkohe qe gjate gjithe kesaj jave eshte stervitur me skuadren duke dhene idene se pezullimi kishte perfunduar, por jo. E kemi fjalen per sulmuesin Mehdi Çoba.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se lojtari nuk ka udhetuar sot me ekipin drejt Kukesit, çka do te thote se trajneri Memelli nuk e ka perfshire serish ne planet e tij per ndeshjen e neserme.

Ne kete menyre pezullimi per 23 vjeçari vazhdon, madje ende nuk ka nje vendim se sa do te jete ne fuqi. Ne kete menyre, Vllaznia do te kete nje force me pak ne dispozicion per repartin ofensiv, megjithate per stafin teknik duket se me shume rendesi ka rregulli e disiplina ne skuader.

Po pse u pezullua Çoba? Gazeta meson se gjate javes se kaluar, pikerisht gjate nje seance, lojtarit i eshte kerkuar te beje nje detyre tjeter gjate nje ndeshje kontrolli dhe jo ate te sulmuesit anesor. Kjo gje nuk i ka pelqyer atij dhe ndonese e ka bere per disa minuta, ka treguar sjellje jo shume korrekte.

Pikerisht per kete arsye, stafi i trajnereve ka vendosur ta largoje nga stervitja. Ne ate seance ka qene i pranishem duke ndjekur stervitjen edhe presidenti Xhaferi qe ka pare gjithçka dhe si rrjedhoje duket se e ka miratuar vendimin e trajnereve per ta pezulluar lojtarin ne fjale./SHKODRA-SPORT.COM/