Sulmuesi shqiptar, Sindrit Guri nuk luante në formacionin startues të Ostendes në kampionat që nga 15 shtatori, në sfidën kundër Cercle Bryzh në shtëpi. Në atë takim, Guri luajti vetëm 56’ minuta.

Që prej shtatorit, Guri është aktivizuar si zëvendësues, ndërsa në ndeshjet e Kupës së Belgjikës ka luajtur titullar, madje edhe ka shënuar gola.

Sot, Guri kishte mundësinë të hidhte kandidaturën e tij për nj vend titullari në kampionat, pasi luajti që nga minuta e parë në sfidën kundër Genkut në transfertë.

Por sulmuesi 25-vjeçar nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim dhe u ul në stol në minutën e 69’. Ostende u mposht 2-0 nga Genku dhe qëndron në vendin e 12-të në renditje./vipsport/

Belgjikë, Jupiler League

Genk – Ostende 2-0
Malinovski 33’, Samata 74’