Vllaznia merr nje tjeter fitore dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje. Pasditen e sotme kuqeblute kane fituar me rezultatin e paster 3-0 ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e Kamzes. Te tre golat e kuqebluve jane shenuar ne pjesen e pare,
Ne minuten e 1-re te ndeshjes eshte fantastik Ismail Dunga, i cili pasi futet në zonë, me një gjujatje diagonale e dërgon topin në fundin e rrjetës.
Ne minuten e 18-te, Dilaver nuk fal në zonë, teksa pas një krosimi perfekt të marrë nga krahu i djathtë nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Ne minuten e 29-te eshte Jonuzi qe provon nga jashte zone dhe topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule.
Ne minuten e 43-te vjen dhe goli i trete per Vllaznine. Eshte Imeri qe shenon nje supergol me nje gjuajtje ne forme parabole. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-0 per skuadren shkodrane.
Ne te dyten, Kastrioti kryen menjehere tre zevendesime me shpresen per te ndryshuar diçka, por Vllaznia luan mire dhe nuk i krijon asnje hapesire.
Ne minuten e 72-te shkodranet pretenduan per nje 11-metersh per prekje te topit me dore te Boyom, por arbitri Alla akordon faull per krutanet.
Kastrioti-Vllaznia 0-3
Dunga 1′, Dilaver 18′, Imeri 43′
Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Shkalla, Prodani, Husein, Mehmeti, Okebugu, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Dunga, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.


