Në momentin kur Alban Xhaferi erdhi në krye të ekipit te Vllaznia, menjëherë realizoi dëshirën e tij. Ekipi shkodran duhej të drejtohej nga një trajner gjerman! Brdaric do t’i jepej mundësia për të drejtuar Vllazninë. Për shkak të CV-së tij si trajner, le të themi që Brdaric ishte jo pak i paragjykuar.

Kritikat ishin të mëdha që në humbjen e parë, duke nisur nga mediat. Por kalimi i kohës dhe largimi i tij tregoi se në fakt gjermani e ndezi Shkodrën si kurrë më parë. Një trajner karizmatik që rrëmbënte vëmendjen për shkak të shpërthimeve të tij në stol, i ziente gjaku si një ballkanas dhe të krijonte pak idenë e një koke të ftohtë gjermani.

Zakonisht tifozët e skuadrave kërkojnë trajner të tillë në pankinë, lidhen pak emocionalisht me ata që qëndrojnë statik. E menjëherë pas largimit të Brdaric, koha tregoi se gjermani kishte marrë maksimumin te Vllaznia.

Rezultatet më mbrapa nuk e tejkaluan shumë këtë trajner, loja, kurrsesi jo. Tani Vllaznia është kthyer e vakët, një ekip që nuk ndez dot tifozët shkodran, kurrsesi të tjerët. Të shohësh një ndeshje të Vllaznisë në këto momente nga minuta e parë te e fundit duket mision i pamundur, mërzia do të kaplojë për të ndërruar stacionin.

Por, një video e dikurshme e Vllaznisë, në fakt jo shumë e largët, gjatë asaj periudhe ndoshta historike nën drejtimin e Thomas Brdariç, sjell jo pak nostalgji, krahasuar me atë lojë që bën Vllaznia sot.