Lautaro Martinez në shënjestër të Manchester United. Lajmi raportohet nga Football Insider sipas të cilit anglezët janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për sulmuesin e Inter. Veç të tjerash argjentinasi i pëlqen së tepërmi tajnerit të United Ten Hag, që e konsideron Lautaron si lojtarin ideal për sulmin e tij, sidomos duke parë vështirësinë për të arritur te Harry Kane i Tottenham, të cilin Spurs e vlerësojnë 115 milionë euro.

Zikaltërit natyrisht nuk kanë ndër mend të privohen nga Lautaro me të cilin kanë një kontratë deri në 2026 të rinovuar një vit e gjysmë më parë. Vetë lojtari nuk po mendon në lidhje me mundësinë për të ndryshuar fanellë por është e kuptueshme që e e ardhmja e tij mund të varet nga kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.

Pa të ardhurat e Champions, Interi mund të detyrohet të sakrifikojë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, Lautaro për të thënë të vërtetën nuk është në këtë listë, por gjithsesi situata financiare mund të detyrojë zikaltërit të shikojnë ofertë.

Me siguri 80 milionët e ofruar nga Djajtë e Kuq nuk do të konsideroheshin mjaftueshëm për një lojtar që edhe këtë vit është në kuotën e 21 golave dhe 8 asiste duke përfshirë kampionatin, Champions dhe Kupën e Italisë.

Te Interi do të vlerësojnë ofertat për Dumfries dhe ndoshta Bastonin, pa harruar akordin e ri që duhet gjetur për Lukakun, por gjithsesi me duelin e dyfishtë të gjysëmfinaleve të Champions me Milanin në prag, këto janë diskutime që nuk mund të bëhen në këto momente.