Një debat i ndezur në distancë ka shpërthyer në studion e “SuperGol” pas ndeshjes mes Dinamos dhe Teutës. Trajneri Ilir Daja dhe ish-gjyqtari Klajdi Kola, moviolist i emisionit dhe njëkohësisht vëzhgues gjyqtarësh i FSHF-së, nuk kanë kursyer batutat ndaj njëri-tjetrit.

bandicam 2025-11-03 19-16-28-895

DEBATI NË STUDIO

Hygerta Sako: Me të vërtetë në fakt edhe ne këtu në studio e komentuam që ishte pak e tepërt ai karton i verdhë për simulim në mesfushë. Megjithatë, me Klajdi Kolën do ta shohim më vonë. Po ia jap fjalën Ardi Beharit…

Ilir Daja: Sidomos po e pa Klajdi Kola, e di sa…

Klajdi Kola: Jo po do themi çfarë doni juve për arbitrimin. Për taktikën unë nuk ndërhyj asnjëherë. Ndërsa për pjesën taktike të arbitrimit…

Ilir Daja: Dëgjo këtu, dëgjo, se s’po flet me ndonjë shokun tënd. Se mos ma ngre zërin mua…

Klajdi Kola: Jo, jo, po flisnim se më përmende emrin Klajdi Kola.

Ilir Daja: Ti me gjysmëfinalen e vjetshme me 10 minuta… kush je ti, unë s’të njoh fare.

Klajdi Kola: Jo ti, jo. Mos ma përmend emrin kur s’më njeh.

Ilir Daja: Ti je punonjës i federatës.

Klajdi Kola: Kur nuk më njeh, mos ma përmend emrin të lutem.

Ilir Daja: Ti je punonjës i federatës.

Klajdi Kola: Jo, jo, nuk jam punonjës i federatës.

Ilir Daja: Po po në federatë je.

Klajdi Kola: Kërkojeni mirë se nuk e keni informacionin e saktë.

Ilir Daja: Të merrem me këtë që thotë iluzion optik në një ndeshje. Ti the edhe para tre ditësh GPS a ku di unë se çfarë…

Klajdi Kola: Hape rregulloren, lexoje.

Ilir Daja: Po çfarë rregulloreje lexo, ti tre ndeshje ke arbitruar gjithë jetën tënde e ngre zërin me mua.

SHIH VIDEON

Klajdi Kola: E kupton tani çfarë niveli kemi.

Ilir Daja: Nuk dua ta dëgjoj fare atë, as nuk dua ta dëgjoj fare. Ma hiqni fare atë se nuk dua ta dëgjoj fare atë.

Hygerta Sako: Profesor, nuk i heqim ne. Moviola do bëhet, ju keni të gjithë të drejtën e botës të thoni është gabim ose nuk është gabim.

Ilir Daja: Edhe një herë, ti mbroje sa të duash atë se e ke aty.

Hygerta Sako: Se çfarë marrim ne në studio nuk e vendosni ju.

Ilir Daja: Nuk do më ndërhyjë mua ai. Unë jam këtu për analizë. Nuk ia përmenda emrin. Kur ndërhyri thashë. Ç’punë kam unë.

Hygerta Sako: Qetësohu se je i ngarkuar.

Ilir Daja: Po çfarë të qetësohem, problemi është shumë i thjeshtë. Unë jam për analizën teknike të ndeshjes, ai të bëjë çfarë të dojë më mbrapa. Mua të mos më futet në koment ai, unë jam për të bërë analizën taktike. Ai të merret me moviolën siç është marrë gjithë kohës.

Hygerta Sako: Gjithsesi, e lëmë këtë pjesë se dolëm nga etika e komunikimit fare.