Fitore e madhe 1-2 në transfertë e Tiranës ndaj Vllaznisë. Klasikja e futbollit shqiptar dhuroi spektakël, por në fund ishin badheblutë që dolën me 3 pikë nga Shkodra.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 7-të me Aralican, ndërsa ishte sërish sulmuesi që dyfishoi, por goli i dytë u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Vllaznia kishte shansin e artë për shënuar golin e dytë, por Latifi gabon nga penalltia dhe një gjë e tillë i jep zemër Tiranës. Bardheblutë barazojnë minutën e 43-të me Ismajlgecin.Liridon Latifi nuk e kishte humbur ende një penallti me Vllazninë në këtë sezon.

Por Latifi kishte mundësinë ideale për të mbyllur ndeshjen ndaj Tiranës dhe nuk ia doli. Shkodranët kaluan të parët në avantazh dhe në të 35 do të akordohej penalltia nga Jorgji.

Latifi nisi të merrte përsipër ekzekutimin dhe Bekaj shkoi menjëherë pranë një cepi të shtyllës, me një zgjedhje jo normale, teksa la të boshatisur qëndrën e portës.

Një lojë nervash në të cilën arriti që ta shpërqendronte Latifin. Ky i fundit zgjodhi që të godiste fort në cepin e lënë tërësisht bosh nga Bekaj dhe portieri i Tiranës e kuptoi fare mirë idenë duke u hedhur në të njëjtën krahë, por ishte shtylla që e shpëtoi.