Në ndeshjen e djeshme të Serisë A, Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit dolën të mposhtur nga transferta e Breshias, ku pësuan dy gola nga vendasit. Dy mbrojtësit shqiptarë u gjendën në vështirësi dhe nuk mundën të shmangnin disfatën ndërsa kjo është pasqyruar edhe në notat pas ndeshjes nga ana e Eurosport.

Rrahmani-5 “Është ai i cili vuan më shumë në repartin difensiv të Ivan Juriç. Në pjesën finale të ndeshjes provon të shtyjë më shumë përpara, por kjo nuk jep shumë efekt në ndeshje”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për Rrahmanin.

Kumbulla-5.5 “Gjithmonë tregohet i gatshëm duke i paraprirë kundërshtarëve, është i vëmendshëm. Megjithatë, Torregrosa i hap shumë punë. Ka disa momente shpërqëndrimi”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për Kumbullën. /VipSport/