Sponsori i klubit shkodran, Alban Xhaferi, ka deklaruar dje për “Panorama Sport” se do të vazhdojë puna për ta bërë të mundur arritjen e gjuhës së përbashkët me Tatimet, në mënyrë që të mos pengohet licencimi i klubit në Kupat e Europës.
“Edhe pas këtij vendimi nga Këshilli Bashkiak, ne do ta gjejmë marrëveshjen, ashtu siç jemi nisur që në fillim. Presim thjesht që të biem dakord me Tatimet.
Besoj se do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë shkurtimisht sponsori i Vllaznisë. Ky premtim i Xhaferit duket optimist, pavarësisht se tashmë pas këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, situata te Vllaznia bëhet edhe më e vështirë për të shpresuar te licencimi.
Ndërkohë, FSHF pret dokumentacionin nga klubi shkodran deri më 31 mars, teksa vendimi përfundimtar për licencimin do të merret në muajin prill.