Egzon Belica, zv. kapiteni i Partizanit, është pa diskutim një ndër lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Daja. Qendërmbrojtësi është një lider i skuadrës dhe prezenca e tij në ekip dhe në dhomat e zhveshjes është një plus i madh për trajnerin Daja dhe stafin e tij.

I quajtur “profesori” nga shokët e skuadrës, Belica ka treguar edhe këtë sezon një formë shumë të mirë, duke qenë një mur i pakalueshëm në shumicën e ndeshjeve të të kuqve.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, 30-vjeçari foli për ecurinë e javëve të fundit të Partizanit, përforcimin e prapavijës me Dominguez, theksoi se Bardhi e meritonte një vend në Kombëtare, si dhe për sfidën me Vllazninë, ku u shpreh se do të shkojnë në Shkodër vetëm për fitore dhe pse jo të marrin dhe kreun e Superiore.

“Kjo eshte nje ndeshje e rendesishme per ne, megjithate Partizani ne do te shkojme ne Shkoder me objektiv per ta fituar ndeshjen me Vllaznine. Nuk do te jete e lehte, por kemi objektivat tona dhe per t’i arritur keto duhet ta fitojme kete ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/