HomeKRYESORENuk zbriti në fushë për shkak të Serbisë, gazetari i njohur bën...

Nuk zbriti në fushë për shkak të Serbisë, gazetari i njohur bën zbulimin E PABESUESHËM: Trajneri i Malit të Zi është shqiptar

Refuzimi për të drejtuar Malin e Zi sot në fushë ndaj Kosovës për shkak të presionit nga Serbia ndaj trajnerit të Malit të Zi dhe dy futbollistëve ka hapur një debat të ri.

Në Kosovë, gazetari i njohur i futbollit Agim Kasapolli i habiti të gjithë në emisionin “Debat” të T7 duke u shprehur se tekniku i përfaqësueses malazeze Ljubisha Tumbakoviç është shqiptar dhe këtë gjë e kishte pranuar personalisht.

“Tumbakovic nuk është serb, ai është shqiptar. Këtë ma ka konfirmuar ai vetë”, theksoi Kasapolli para derbit ballkanik, i cili përfundoi me rezultatin 1-1 në Podgoricë.

“Supersport” raportoi se Tumbakoviç ishte kërcënuar nga zyrtarë të Beogradit për të mos drejtuar Malin e Zi ndaj Kosovës për shkak të tensioneve politike që ekzistojnë mes dy vendeve.

Pas kësaj ngjarjeje skandaloze, tekniku serb bashkë me dy futbollistët Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç rrezikojnë të përjashtohen nga Federata Malazeze e Futbollit./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments