Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENumri 28! Kasemiro kërkon shtëpi në Majemi dhe 'braktis' Ronaldon për Mesin

Numri 28! Kasemiro kërkon shtëpi në Majemi dhe ‘braktis’ Ronaldon për Mesin

Mesfushori brazilian Kasemiro, po bëhet gati t’i japë lamtumirën Anglisë, për të nisur në verë një etapë të re të karrierës së tij.

Sipas asaj që raporton “Thë Sun”, futbollisti i cili do të mbyllë eksperiencën e tij te Mançester Junajtid këtë verë, po mendon transferimin në MLS. Gazeta britanike bën të ditur se Kasemiro dhe gruaja e tij kanë udhëtuar këtë javë në Majemi për të kërkuar një shtëpi për familjen pasi mendohet se do të nënshkruajë për Inter Majemin.

Nëse ndodh një gjë e tillë, ai do të bëhej futbollisti i 28-të që ka luajtur në një skuadër si me Ronaldon, ashtu edhe me Mesin.

Në fakt, Ronaldo kishte kërkuar afrimin e tij te Al Nasr në Arabinë Saudite, por duket se Kasemiro ka marrë një drejtim tjetër. Alternativa të mundshme për transferimin ën verë janë edhe Porto në Portugali dhe Sao Paulo në Brazil.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments