Kur behet fjale per kombetaren shqiptare ne Futboll, te gjithe marrim pjese jo vetem ne tifo, por edhe ne shprehjen e mendimeve dhe opinioneve tona rreth saj. Per kete arsye, edhe emerimi i trajnerit te ri te kombetares, Sylvinho, detyrimisht po shoqerohet si me pergezimet ashtu edhe me kritikat e rradhes te opinionit sportiv ne vendin tone.
Pa dashur te zbeh apo cenoj punen profesionale dhe vendimarrjen e FSHF-se ne emrin e trajnerit te ri te kombetares shqiptare, deshiroj te shpreh e percjell edhe mendimin tim profesional. Askush mund te mohoje faktin qe trajneri Sylvinho nuk eshte as me i miri dhe as me i keqi qe merkatoja e trajnerëve ofron ne kete periudhe. Pyetjet qe mund te shtrojme ne kete rast jane; Duam apo jo me te vertete me te mirin trajner per kombetaren tone dhe ne çfare menyre ne mund ta kerkojme dhe gjejme ate?
Ne boten e futbollit sot ekzistojne trajnere te ndryshem pa skuader ne te gjitha nivelet, jo vetem me cv me te dobet se Sylvinho, por edhe me shume te pasur se ai, qe do te kishin qene te interesuar dhe te gatshem per te marre ne drejtim skuadren tone perfaqesuese. Sipas mendimit tim, çfare mund te rishikohet dhe permiresohet ne nje te ardhme eshte forma dhe menyra e perzgjedhjes se trajnerit te kombetares tone.
Per nivelin e larte te kushteve teknike dhe ekonomike qe ofron FSHF-ja se bashku me kualitetin e lojtareve shqiptare ne dispozicion, roli i trajnerit te kombetares shqiptare eshte bere perhere dhe me i deshiruar nga shume trajnere profesioniste qe jane ne kerkim te nje skuadre, brenda dhe jashte vendit.
Per kete arsye, do te ishte shume pozitive dhe efikase qe FSHF-ja te ofronte mundesi publikisht per te aplikuar te gjitheve atyre qe plotesojne kriteret, te cilat ajo vete mund te formuloje dhe kerkoje te posedoje figura profesionale e trajnerit te ri per Kombetaren Shqiptare. Ne kete menyre mund te rritet ndjeshem lista e aplikimive te kandidateve te mundshem dhe si rrjedhim mundesia e perzgjedhjes se me te mirit dhe duhurit prej tyre, per projektet dhe objektivat e percaktuara te perfaqesueses tone.
Kjo ide apo deshire qe une shpreh, nuk eshte gje e re. Shume Federata Futbolli te huaja, si edhe klube profesioniste ndjekin nje praktike te tille per seleksionimin dhe perzgjedhjen e figurave te ndryshme sportive dhe profesionale per te cilat kane nevoje dhe ato kerkojne per punesim. Kjo rrugezgjidhje sjell vetem progres dhe per me teper ben qe te funksionoje meritokracia qe eshte themelore ne sport dhe jo vetem.
Hapat e medhenj perpara qe kombetarja shqiptare ka bere ne vitet e fundit, duhet te sherbejne per te hapur e rritur pozitivisht edhe me shume mentalitetin tone. Ka ardhur koha qe nuk duhet te ndihemi me te vegjel ne futboll. Duhet te eliminojme njehere e pergjithmone ate ndjenjen e inferioritetit.
Sot, ne rrugetimin tone te futbollit duhet te ndihemi njelloj me te tjeret dhe si rrjedhim te startojme te barabarte me te gjithe. Si te tille, nuk duhet qe t’i shkojme nga pas trajneerve apo agjenteve te futbollit permes rrugeve joprofesionale. FSHF-ja sot ka te gjitha mundesite dhe aftesite profesionale te permisoje edhe ne kete drejtim.
Askush eshte perfekt ne kete bote, duke filluar nga une i pari. Nese duam te ecim perpara, nuk duhet te kenaqemi kurre me çfare kemi arritur apo te pretendojme se jemi te perkryer. Duhet te interpretojme çdo gje me sportivitet dhe te vendosim gjithmone ne zbatim ate qe quhet feedback pozitiv. Prandaj, uroj dhe shpresoj gjithmone qe shkrimet e mia, si edhe sot, te mos interpretohen si sulmime ne drejtim te askujt, por thjesht si shkembime mendimesh apo kritika shoqerore me qellim ndertuese dhe plot pozitivitet.
Vleresoj e respektoj ne maksimum FSHF-ne si institucionin me te larte te futbollit ne vendin tone, jo vetem si trajner dhe drejtor sportiv, por edhe si tifoz me zemer i ngjyrave kuq e zi. Uroj me zemer me te miren trajnerit Sylvinho ne detyren e re sebashku edhe me tifon time per suksesin ne performanca dhe rezultate te kombetares tone te futbollit.