“Air Albania Stadium” ka nisur të vishet me ngjyrën e gjelbër. FSHF është në garë me kohën për të qenë çdo gjë gati për sfidat që Kombëtarja e Edi Rejas do ketë në nisje të muajit që vjen.
Për shkak të problemeve që tapeti i barit shfaqi, FSHF ka bërë një investim prej 1 milionë eurosh për fushën e re, teksa bari do jetë hibrid, ndërsa do ketë edhe ndriçim artificial.
Për shkak të mos ajrosjes dhe mungesës së ndriçimit nga ana jugore e fushës, bari i mëparshëm shfaqi probleme. FSHF prej kohësh ka nisur me zhvendosjen, teksa është shtruar një pjesë e fushës.
Për pak ditë pritet të mbarojë gjithçka, me barin që duket se do jetë gati që në 5 dhe 8 shtator të presë të besuarit e Edy Rejës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, kundër Hungarisë dhe San Marinos.