Ekipet e Akademisë Vllaznia ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe ajo që është konstatuar ka qenë një ndryshim në pankinën e ekipit të 17 vjeçarëve. Siç dihet, në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ky ekip u drejtua nga përgjegjësi i Akademisë Alban Neziri ndërsa tashmë “timonierët” e rinj të tij janë Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani.

Të dy ata kanë qenë mjaft të suksesshëm sezonin e kaluar në drejtimin e ekipi të 16 vjeçarëve me të cilin u shpallën jo vetëm kampionë të Zonës së Veriut por më pas, edhe kampionë të Shqipërisë për Ligën Amatore. Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ua besojnë këtyre trajnerëve sepse kemi të bëjmë me të njëjtin brez sportistësh por që tashmë janë një vit më të mëdhenj në moshë. Natyrisht që objektivi është i qartë. për të qenë në mes më të mirëve dhe dyshja Zhejani- Zmijani ka treguar se di ta bëjë mirë këtë gjë.

© shkodrasport.com