Roma kërkon me çdo kusht të blindojë Paulo Dybalan.

Sulmuesi është shndërruar në një element thelbësor për trajnerin Jose Mourinho, me portugezin që ka një vlerësim maksimal për numrin 21.

Ndaj, drejtuesit po mendojnë disa lëvizje në kontratën e tij duke qenë se sezonin e shkuar u përfshi një klauzolë e cila e lejon të largohet jashtë Italisë nëse në zyrat e kryeqytetasve mbërrin një ofertë prej 20 milionë eurosh nga kampionatet elitare të Europës.