HomeKRYESOREOferta e parë refuzohet, Junajtid lëviz konkretisht për Sançon

Oferta e parë refuzohet, Junajtid lëviz konkretisht për Sançon

Xhejdon Sanço është prej dy viteve objektivi i Mançester Junajtid në merkato. Ylli i Borusia Dortmund shihet si lojtari që do të bënte diferencën në Old Trafford, ndaj edhe anglezët kanë nisur të lëvizin konkretisht për sulmuesin.

Së fundmi, Djajtë e Kuq kanë ofruar 60 milionë paund për Sanço, mirëpo Dortmund ka refuzuar duke kërkuar të paktën 78 milionë paund. Madje, kërkojnë në favorin e tyre edhe bonuset.

Gjermanët janë të bindur se vlera e sulmuesit të tyre mund të rritet më shumë gjatë përformancës në Europian, e kështu nuk e çojnë ndër mend të bëjnë skonto.

Tashmë, Junajtid i ngelet të provojë sërish për të bindur verdhezinjtë dhe për të transferuar Sançon si yllin e ri të futbollit botëror. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments